Deputeti i Partisë së Lirisë Perit Vasili ka reaguar në lidhje me zjarret në vend.

Me anë të një statusi në Facebook, Vasili u shpreh se në dhjetë vite në pushtet të kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama, qytetarët janë në mëshirë të zjarreve.

Postimi i plotë:

Ku eshte fshehur ky Edi Rama, qe ka dhjete vjet KM dhe le qytetaret ne meshire te zjarreve!

Ka dhjete vjet ne qeveri dhe zjarret jane ne meshire te fatit.

Ka dhjete vjet qe vetem vjedhin me koncesione, me inceneratore, me tendera dhe sot qytetareve ju thone ikni nga shtepite nga zjarri.

Ku eshte ky Edi Rama & co, qe prej dhjete vjetesh vetem grabitin

Apo kur ka zjarre zhduket ky Kryeministri i 3 -D dhe nxjerr kete Ministrin, qe ben vetem llogje.

Ku i kane mjetet per shuarjen e zjarrit?

Ne dhjete vjet Avion personal per te bere qejf shate ditet e javes ka, ndersa avion per te fikur zjarret nuk ka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: