Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili në fjalën e tij në Kuvend foli mes të tjerash për energjinë elektrike.

Ai u shpreh se qeveria nuk mund të funksionojë me dy çmime, një të ERE-s dhe një të sajin, ndërsa shtoi se qytetarët shqiptarë aspirojnë që një ditë të jetojnë si në Maqedoni apo Kosovë.

Vasili pati një replikë edhe me Kryetaren e Kuvendit e cila quajti thyerje të Kodit të Etikës, etiketimet që deputeti i PL i bëri mazhorancës.

Vasili: Jemi në një sallë pak të thuash qesharake të cilën e shkatërron thyerja e rregullave.

Qytetarët e kanë [arë që pas thyerjes së rregullores merren vendime që proklamohen si të kryetarëve të grupeve, që nuk kanë të bëjnë me vendosjen e kohës së votimeve.

Votohet, pastaj kopeja del jashtë se e ka kryer detyrën. ndonjë do mërzitet për etikën por nuk ka pse mërzitesh. Kur sillesh si kope do të trajtohesh si e tillë.

Kushtetuta e ka zgjidhur, drejtuesi i seancës pas përfundimit të diskutimit në parim deklaron kohën kur Kuvendi do të votojë.

Merrni bëni një rregullore tjetër, por sa kohë kemi këtë respektojeni. I jepet fjala filanit e i thuhet prit se është ministri. I jepet sa herë ta kërkojë por jo menjëherë. Menjëherë jepet vetëm për procedurë.

Këta që vunë fashën i donin qytetarët, ne që ngritëm dynjanë në këmbë kundër fashës si donim. kemi ca mashtrues të pështirë. Çmimi në fuqi është ai i vendosur nga ERE.

Idjotë që bëjnë idiotin, po ju pyes a ka dy çmime? Një i ERE-s e një i qeverisë? Qeveria ska asnjë të drejtë të funksionojë me dy çmime. Nëse donin të ndryshonin fashën mund ti drejtoheshin sërish EREs. Këta jo vetëm hajdutë por janë edhe mashtrues. Fasha është turp i padëgjuar. Paguajnë shqiptarët shumë më tepër se Kosova. Aspiata e vetme e shqiptarëve është të jetojë si në Maqedoni, të ketë karburantin, ushqimet e energjinë si atje. të ketë mundësi të jetojë e të mos trembet e të marrë borxh në fund të muajit. Ah sikur të jetonim si në Maqedoni e Kosovës.

Këtu mbretëron anti shteti. ka qeveri e kotecit që nuk sheh dot kullën me shumë kate. Ky shtet nuk ka alibi.
Shtet i rënë.

Nikolla: Kur ishte rregullorja kur cilësuat hajdutë mashtrues, ku ishte kodi i etikës?

Vasili: Pikërisht në mënyrë sistematike për një kohë të gjatë, kam insistuar në shenjtërinë e zbatimit të rregullave. Kur këto rregulla shkelen e dhunohen qartësisht…
Nëse gjeni një citim që kam perifrazuar, marr mbrapsht gjithçka thash. Nëse doni hapni rekordet e 27 vendet e këtij Kuvendi dhe kurrë nuk ka ndodhur votimi në këtë formë, pa mbaruar votimi në parim.
Në kohërat më të vështira kjo nuk ka ndodhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb