TIRANE

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ndërsa foli për projektet e së ardhmes, kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal edhe në projektin për Teatrin e Ri Kombëtar, ndërsa u shpreh i vendosur për t’i shkuar deri në fund këtij projekti. Duke komentuar zërat e protestat kundër, Veliaj tha se faktet kanë treguar se aty ku është sherri më i madh ka qenë suksesi më i madh.

“Unë besoj ku ka qenë zhurma më e madhe ka qenë suksesi më i madh, sherri i pazarit u shpërblye me fotot më të mira, një tjetër sherr, trashëgimia cfarë po i bëni kalasë, pra sa më i madh ka qenë sherri aq më e bukur ka dalë vepra, kujtoni sherrin për sheshin. Të jap fjalën Teatri do bëhet e do jetë projekti më i madh më i bukur më i vlerësuar në Tiranë.

Mënyra të mos hash kritika është të mos bësh asgjë, sic bëri Lul Basha. Më mirë të mbahem mend për këto debate, se si dikush që ia futi gjumit dhe u kritikua tërë jetën pse s’nguli një gozhdë në qytet. 99% e artistëve e publikut janë pro Teatrit të Ri.

Një nga gjërat që më vjen keq është se kemi humbur shumë kohë, se do kishim sot një teatër sic kemi stadiumin.” -vijoi më tej Kryebashkiaku .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb