Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka folur për News24 për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK dhe denoncimet e kryera nga opozita.

Ai u shpreh se çështja nuk është se kush do jetë emri, pasi nuk do gjykojë kryetari por prokurorët, teksa ka shtuar se ku është SPAK është problemi. Vasili tha se gjithsesi opozita do vazhdojë të ndihmojë SPAK duke denoncuar rastet e aferave, ku shtoi se tashmë Prokuroria e Posaçme është kapur nga qeveria.

“Debati dhe kush është emri i radhës është çështja. Nuk gjykon kryetari i SPAK, por prokurorët. Çdo prokuror është përgjegjësi për ta çuar çështjen më tej dhe kryetari s’ka të drejtë të ndërhyrë Unë jam koherent dhe i qëndroj raportit SPAK-problem. Ku është SPAK është problemi. Kam denoncuar çështjen  e çmimit të naftës. Ka një bord qeveritarësh që vjedhin përditë. Është një shpërdorim i pafund. Po marr një çështje më të rëndësishme, ish-president Meta ka denoncuar rastin e Parlamentit që vihet në lobim të biznesit. Nuk lëvizi gishtin. Asnjë përgjigje.

Çdo të thotë? Manipulo, rrëmbe. Ku është shteti dhe SDPAK. Ça do bënte? Hetime të thelluar, shembuj që ata që duan të vijnë në pushtet tu dridhet mishi për manipulimet dhe vjedhjet. Do të thotë pandëshkueshmëri. Ne jemi denoncues, detyrën e kanë atë. U mungon çdo komponent. Vazhdojnë e mbushin xhepat e njeri tjetrin. Përballen e bën SPAK-problem, nuk më intereson emri i kryetarit të saj. SPAK është kapur nga qeveria. Unë përplasjen e shoh dhe e prej që të jetë për çështje konkrete. Pse ndodhi kjo? Ç’po ndodh me aferën e Portit te Durrësit? Kishim një SPAK të shpejtë, tani po u jepet urdhra. Kanë kërcënuar njerëz madje dhe tani ky SPAK nuk vepron dhe nuk merr iniciativën. Thonë pse nuk denoncon, ne kemi bërë denoncime publike dhe nuk kanë reaguar. Ne si opozitë kemi ndihmuar duke dërguar fakte dhe argumente. Pse nuk shkon tak tak te Bashkia e Tiranës. Ne do vazhdojmë ta ndihmojmë dhe ata kanë për detyrë të hetojnë ëmë thellë”, u shpreh Vasili.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb