E mësuar dhe e stërvitur me ekranin dhe televizionin, Arbana Osmani, me siguri nuk e kishte parashikuar që shesh xhirimi nuk do të ishte aq ‘komod’ për të. Të paktën, të tillë e ka parë partneren e tij Eduart Grishaj, i cili, kur vendosi ta kishte edhe Arbanën në filmin e tij, e mendoi që në fillim që ajo të mos ishte aktore e mirëfilltë, por një aktore që do të lunate veten, pra do të ishte prezantuese. Por edhe kështu nuk ishte aq e thjeshtë…

Një ditë para premierës së filmit të tij të ri “Sofia”, regjisori i njohur, i ftuar në “Goca dhe gra”, rrëfeu edhe arsyen pse e zgjodhi Arbanën për të qenë aktore në film.

“Që në fillim të skenarit, kur kemi filluar ta shkruajmë, kam pasur një ide që Arbana të jetë pjesë e filmit, jo si aktore, por të luajë veten. Pra, Arbana luan veten dhe e dija që maksimumi që mund të bënim ne ishte që Arbanën ta lëmë në vendin që e bën shumë më mirë. Pas audicioneve të gjata që kemi pasur dhe praktikës që kemi zhvilluar për filmin, në fund e bëri shumë mirë veten e saj”.

Megjithatë, për Arbanën nuk iu desh të bënte shumë audicione, sepse ajo tashmë ishte e mësuar me kamerat. Ndonëse jo me ato të filmit…

“Audicione nuk kemi bërë shumë, sepse Arbana kishte shumë besim te vetja që mund ta bënte, sepse kishte parasysh televizionin, por kur u futëm ne set xhirimi, aty filluan problemet, sepse Arbana ishte mësuar t’I thoshte gjërat me fjalët e saj kur prezanton spektakle, por filmi ndryshon komplet, sepse ti nuk mund ti nuk duhet të thuash ato që ti mendon, por duhet të thuash ato që të ka dhënë regjisori dhe skenaristi” – shton më tej Grishaj.

Po cila është nota, me të cilën Eduarti e vlerëson Arbanën si aktore?

“Do ta vlerësoja me notën 8, që, nëse do të bashkëpunoja përsëri te filmi tjetër, ta motivoj për ta marrë notën akoma më të lartë se kjo”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: