DURRËS- Një burrë ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pas sherrit në familje. Mësohet se Erion Bregasi, 35 vjeç me origjinë nga Përmeti i ka hedhur gruas së tij F.Bregasi, 32 vjeçe një tenxhere me ujë të nxehtë në kokë duke i shkaktuar lëndime.

Sipas të dhënave zyrtare për “BalkanWeb” familja Bregasi jetonte në Spitallë dhe gjatë ditës së sotme burrë e grua janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke përdorur të gjitha ‘armët’, raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Gruaja i ka kërkuar llogari burrit, ku i ke harxhuar paratë dhe e ka qëlluar me pjata e filxhanë 35-vjeçarin. Por nga ana tjetër burri nuk ka ndenjur duarkryq.

Ai ka marrë tenxheren me ujë të nxehtë dhe ia ka hedhur gruas në kokë. Uji i nxehtë i ka rënë në fytyrë dhe në kurriz gruas duke pësuar djegie por jo të shkallës së rëndë. Të dy kanë përfunduar në spital, 35-vjeçari me hematoma, ajo me djegie. Ata kanë marrë mjekimin ndërsa më pas policia ka prerë fletë-arrestin për burrin, kurse gruaja ka shkuar në shtëpi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: