Në “Post Big Brother”, Egla Ceno ka folur për Dhomën e Bardhë dhe çfarë ndodhi para se të futej aty.

Ajo u shpreh se ajo ishte një nga përjetimet më të vështira në këtë Big Brother, teksa u shpreh se para se të merrte vendimin për t’u futur dhe izoluar aty, ajo kanë kryer disa teste psikologjike, për të kuptuar nëse mund ta përballonte apo jo.

“Dhoma e Bardhë ka qenë pikë therje shumë e vështirë sepse psikologjikisht mund të kishte qenë fatale. Pas skualifikimit, kur mu propozua Dhoma e Bardhë, para se të futem aty kam bërë teste psikologjike… pastaj mora vendimin dhe u futa. U krye me sukses nga të tre duhet të them. Psikologjikisht flas. Më pas ndodhi ajo që ndodhi”, tha ajo.

Julian Deda është përplasur me Egla Cenon në ‘post Big Brother’, duke pretenduar se fitoren ajo e mori nga Dhoma e Bardhë.

Juli tha se ajo ‘doli brodhi me makinë nëpër komunë të Parisit’ dhe rikthimi i dha famë.

Egla e mohoi duke thënë se ishte te zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te dhoma e bardhë.

Ori: Ky BB nisi me një Ilnisë të fortë por që u zbut rrugës. Deri në pikën e dhomës së bardhë, Ilnisa ishte antagonistja dhe Egla doli në pol më pozitiv. Loja e bardhë, Egla ishte ende viktima në sensin që po sulmohej po mundohej të mbrohej sepse sulmi ishte agresiv.

Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku

Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë.

Juli: Eglën e faktorizoi dhomën e bardhë.

Ori: Ishte e vetmja që mësyu TikTok-un me shprehjen e saj.

Juli: Zarfi i zi u shkel me të dyja këmbët, bën bujë videon e saj dhe rikthehet, jo faktorizim…ama dhoma e bardha ta ka thënë Big Brotherin dhe thuaji faleminderit, ajo ishte gjetja që të dha ty BB. Ke dalë dy herë e papreferuar.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb