TIRANË

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të ndërpresë pagesën për inceneratorët.

Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të Ramës se inceneratorit do të djegë kur të ndërtohet, duke e pyetur se ku janë veprat që duhet të ndërtoheshin nga Koncesionari.

“Mirë që je piktor i dështuar, mire që je KM super i dështuar, por po provon dhe hobin e radhës tani – po na bën anal-istin juridik të aferës së Inceneratorit të Tiranës.
Po si ta nxë goja të deklarosh publikisht se Inceneratori i Tiranes do të djegë kur të ndërtohet???
Po neni 2.2 i kontratës ku shkoi???
Ku janë 8 veprat që duhet të ndërtojë Koncesionari???
Po afati 72 muaj që duhet të ndërtoheshin të gjitha veprat ku shkoi????
Ah po, një gjë e di me siguri ti: Pagesa mujore nuk ndërpritet???
Edi ndërprit pagesën direkt. Mos i ço lekët e shqiptarëve për “biznesmenë” të kërkuar nga drejtësia.
Shqiptarët janë shumë të varfër për t’iu vjedhur edhe qindarkën e fundit.
Mos bëj Avokatin e Inceneratorëve se do të dështosh njësoj si Pinoku i Bashkisë”, deklaron Kryemadhi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb