Personazhe të shumta të showbizit shqiptar kanë reaguar pas masakrës së trefishtë në Fushë Krujë, pasi njëri prej viktimave, Brilant Martinaj, kishte lidhje shoqërore me disa VIP-a.

Pas reperëve Arkimed Lusha (Stresi) dhe (Feronit Shabani) i njohur si Fero, së fundmi ka reaguar edhe Serena Sula. Modelja e twerk-ut ka publikuar disa mesazhe që ka shkëmbyer me viktimën, teksa ka shprehur keqardhjen për humbjen e shokut të saj.

“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë. Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehshë në paqe e të ndritë shpirti”,-shkruan Serena.

547b1d7a Bf63 431e B440 6397b426fe3d
547b1d7a Bf63 431e B440 6397b426fe3d

Kujtojmë që, dje përveç Stresit dhe Feros, edhe Jasmin Kadriu ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe video krah 22-vjeçarit, duke shprehur edhe ngushëllimet e saj.

Jasmin1
Jasmin1

22-vjeçari u ekzekutua në një atentat mesditën e së dielës (17 korrik) së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb