Policia në Prishtinë ka arrestuar një person pasi ka rrahur një grua në një market në Prishtinë. Arrestimi erdhi pas publikimit të pamjeve, ku shihet se burri e qëlon me grushte gruan, megjithëse ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe një fëmijë.

Ndërkaq një tjetër video është publikuar gjatë momentit të arrestimit ku burri shihet i kapur nga policia, derisa ofendon gratë tjera që gjenden në market.
“Qysh ia hin ashtu femrës”, dëgjohet duke i thënë një grua që gjendej në market.

Ai i kthehet me fjalë fyese. “Ec more, kudra jeni ju”, thotë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: