Në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” vjen një lajm pozitiv. Më në fund përfundoi muaji janar, një muaj ku më shumë se kurrë trajnerit Pirlo i mungoi C.Ronaldo. Si rrallë herë kemi dëgjuar të flitet pak për CR7, ylli portugez gjatë këtij muaji ka qenë larg rendimentit të tij më të mirë, shumë pak protagonist dhe sigurisht shumë pak gola. Nuk ka vend për alarm e as nuk mund të flitet për një krizë kur bëhet fjalë për një lojtarë si Ronaldo, por shifrat e tij në këtë muaj ishin larg emrit që ai përfaqëson. Deri në fund të muajit dhjetor, Ronaldo kishte një mesatare prej një goli çdo 74 minuta ndërsa në janar kjo mesatare shkoi në një gol çdo 165 minuta.

2968850 60932928 2560 1440
2968850 60932928 2560 1440

Në nëntë ndeshjet e fundit, Ronaldo ka shënuar vetëm katër gola, dy kundër Udiense, në fillim të janarit, ndaj Spal dhe ndaj Napolit në Superkupë. Mungoi në apel në disa sfida si kundër Inter, Bologna dhe ndaj Sampdoria. Pavarësisht se bëhet fjalë për Ronaldo, ky rendiment ka qenë i kushtëzuar edhe nga disa faktorë të tjerë, gjatë kësaj periudhë portugezit i është dashur të përshtatet me partnerë të ndryshëm në sulm, fillimisht me Dybala më pas me Kulusevski dhe Morata, tre lojtarët të ndryshëm që sigurisht kanë pasur ndikim edhe në paraqitjet e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: