Prej ditësh, Kreu i Shtetit Ilir Meta po bën thirrje për mos prekjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe hapjen 100% të listave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa sot ai ka një tjetër apel.

Përmes një statusi në rrjet, kur shënohet edhe 6 vjetori i vizitës së tij në Shqipëri, Meta kujton shprehjen e Papa Franceskut: Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë!

E nisur nga kjo, Meta shprehet se duhet bërë gjithçka që shqiptarët të mos ikin, që të kthehet shpresa veçanërisht për rininë shqiptare.

STATUSI I PLOTË
Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË!
TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: