Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta dhe ironi në Komisionin e Inceneratorëve, teksa pyetej nga kryetarja Jorida Tabaku.

Ai ka thënë se kanë rënë dakord që buxheti i shtetit të japë 55 mln euro për Elbasanin e Fierit, në mënyrë që qytetarët të kenë zero kosto dhe bashkia po ashtu.

Rama tha se nuk bëhet fjalë për 430 mln euro që janë pretenduar, duke thënë me batutë: “kur kam dëgjuar 430 thashë këta të grupit të strukturuar ku kanë çuar paratë që s’mi kanë dhënë…”, tha Rama
Debati:

Tabaku: Thesari i shtetit, njëkohësisht edhe buxheti i vitit 2014, për qytetin e Elbasanit dhe Fierit ka bërë atë volum pagesash, për Tiranën ka bërë volum paguash prej 35 mln euro, drejt këtij koncensionari. Qyteti i Durrësit ka nisur pagesat për koncesionarin e Tiranës.(Deputetja e PS kërkonte të ndërhynte) Keni nevojë për Ermonelën?

Rama: Me ju përballe të kem nevojë për Ermonelën, larg qoftë. 100 Mln është thelbi. Jemi shumë dakord deri te 55 me Elbasanin dhe Fierin, financim nga buxheti i shtetit, por me të gjithë operimin dhe trajtimin e mbetjeve me zero për qytetarët dhe zero për bashkinë. Kjo është formula. 55 mln euro i kam parë me kujdes, se kur kam dëgjuar 430 thashë këta të grupit të strukturuar ku kanë çuar paratë që s’mi kanë dhënë…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb