LAÇ

Në takimin me banorët në Laç, ndër të paktat që transmeton ‘LIVE’, kryeministri Edi Rama i plotësoi kërkesën edhe një prej banorëve të komunitetit rom të prekur nga tërmeti i 26 nentorit. Ndërsa ndodhej në lokal në takimin me banorët, banori iu drejtua Ramës me fjalët: Të gjithë këta janë të bardhë, vetëm unë jam ‘i zi’, si për të tërhequr vëmendjen e kreut të qeverisë, të cilit i kërkoi të strehojë në hotel nënën e tij të moshuar.

Banori: Të gjithë këta janë të bardhë, vetëm unë jam ‘i zi’ të flas edhe unë
Rama: Ti je si shpirt, hajde ulu këtu afër meje. Largohu ti i bardhi se kemi punë më të ziun tani, fol ca ke..
Banori: Jam 56 vjeç dhe kam gjithë jetën me qira.
Rama: Ca datëlindje je ’64 ee? Qenkemi moshtar. Ti je si shpirt (e puth në ballë). Ca shenje je ti binjakët e ?
Banori: Binajkët
Rama: Ja dy binjakët
Banori: Ne kemi qenë me qira, do bëhet një pallat edhe të lihet për 25 vjet me qira. Nuk kam shpi, jam me qira.
Rama: Ç’ke prapë do ta rregullojmë dhe me qira do jesh ti. Nuk ka pronar, ato që do rregullohen pronari do ta ketë kusht, të japë shtëpinë me qira. Do t’i zgjidhim mos ki merak
Banori: Vëre dorën në zemër edhe për romët
Rama: Sa i dua unë romët s’i do njeri ta dish! Ju jeni njerëz me shpirt të madh, art qef muzikë, jetoni si t’ju vijë edhe bëni shumë kalamoj, ku keni llafe ju.
Banori: Edhe një llafe tjetër desha një hotel për plakën e kam 82 vjece, edhe motra ime, rrimë te kisha këtu në cadër. (Largohet)

Me pas një i moshuar i dorëzoi Ramës celësat e hotelit duke refuzuar qëndrimin atje, bashkë me gruan e tij. Pasi mori celësat e dhomës, Rama kërkoi nga asistentët të gjejnë banorin e komunitetit rom për t’ia dorëzuar atij.

Rama: Kush ishte.. Bjere çik atë të ziun, ku iku ai? Ku është ai Ku është ai i ziu mër, nga më iku? (Debati në minutën 35:25 )

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb