Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, ka raportuar ditën sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në lidhje me punën e bërë nga ky institucion në harkun kohor të një viti.

Kraja iu përgjigj pyetjeve të bëra nga anëtarët e KLP, e njëra prej tyre, kishte të bënte me sekuestrimet e bëra nga SPAK, e kujt i kalon kompetenca e të ardhurave të siguruara.

Kraja tha se një pjesë i ka kaluar rikonstruktimit të Gjykatës së Lartë dhe SPAK, në shtimin e mjeteve teknologjike, ndërsa shtoi se pronat e patundshme janë shumë të vështirë të shiten, pasi blerësit janë të pakët për shkak se pronat kanë qenë në pronësi të personave të skeduar kriminal.

“Ne jemi të gjithë seriozë. Kolegët janë më të ngarkuar se sa unë, administrata gjithashtu, por ne punojmë me parimin që të ndihmojmë Prokurorët. Ka diçka që dua ta bëj të qartë. Këtu diskutohet parimi. Në parim duhet të keni parasysh që treguesit e suksesit duhet të jenë të krahasueshëm. Unë kam ndjekur zhvillimet e KLP në vitin 2019-ë. Kjo është tregues suksesi sepse ka gjetur personat për BKH e SPAK. Ne s’kemi punuar vetëm me dosjet e krimeve të rënda, kemi edhe dosje të tjera, padiskutim. Nuk dua të futem më shumë në detaje.

Sa i përket sekuestrimeve, ligji parashikon procedurën nga bllokimi, në sekuestrim, e konfiskim, qoftë ligji anti-mafia dhe akti normativ. Është një agjenci që merret me administrimin e këtyre pasurive. Pasuritë janë nga më të ndryshmet, ka një komitet e tregon çdo të bëhen me paratë që sekuestrohen. Të jeni e sigurt që vendimmarrja është në të mirë të mundshme, për të bërë më efektive këto prona. Ka problematika, sepse janë prona që kanë qenë pjesë e krimit dhe nuk është e lehtë të shiten”, u shpreh Kraja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: