Gjatë orëve të natës, policia rrugore ka vijuar kontrollet për të parandaluar aksidentet në autostradën Tiranë-Durrës. Nga kontrollet me radar, siç bën të ditur policia janë ndaluar disa makina luksoze si Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo të cilat lëviznin me shpejtësi marramendëse.
34962767_2176992035920489_9174485954587525120_o

Ndërsa mësohet të jenë penalizuar drejtuesit e këtyre mjeteve (11 lele drejtimi), policia këshillon se një makinë sado luksoze të jetë nuk mund të jetë kurrë garanci për jetën, kur “fluturon” hipur mbi një makinë.

“Shpejtesi qe variojne nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, jane rrezik potencial per jeten dhe sigurine rrugore.
35043525_2176991929253833_3233306059657445376_o
Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Ec ngadale qe te shkosh larg.
34773303_2176991985920494_2667453610287169536_o
Destinacioni me dy apo tre fish shpejtesi mbi normat e lejuara e ne lageshti eshte i rrezikuar ose pothuaj i pamundur”,- këshillon policia.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb