Prishtina vijon të mbajë rekord në rastet me koronavirus.

Kështu, në 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi se nga 148 raste me COVID-19, 66 raste ishin në Prishtinë.

Pas kryeqytetit kosovar, komuna me më shumë të infektuar është ajo e Gjilanit me 14 raste, e ndjekur nga Mitrovica me po 14 raste. “Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë”, thuhet në komunikatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb