Pasi Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit draftin e kornizave të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar udhëzimet dhe parimet për bisedimet e tyre të pranimit në BE, vjen një reagim nga komisioneri për Zgjerimin i BE, Oliver Varhelyi.

Përmes një mesazhi në ‘TWitter’ Varhelyi theksoi se ky është një hap me rëndësi për dy vendet në rrugën drejt BE-së, ndërsa shtoi se ardhmja e këtyre shteteve është e qartë.

“Një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Sot ne përshkruajmë kornizat për kryerjen e negociatave të anëtarësimit për të dy vendet. Mezi pres diskutimet nga shtetet anëtare dhe për mbajtjen sa më shpejt të konferencave të para të pranimit”, thuhet në mesazhin e Varhelyit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: