Bajernit të Mynihut, iu deshën 30 minutat e shtesës, që të siguronte biletën për në çerek finalet e Kupës së Gjermanisë. Një ndeshje dramatike ndaj Hertës së Berlinit, e cila u mbyll me shifrat 2-2 në kohën e rregullt, por goli i Koman në shtesë vendosi kualifikimin.

Mitelstad shtangu bavarezët që në minutën e tretë, pasi kaloi berlinezët në avantazh, por Gnabri vetëm katër minuta më pas, barazoi gjithçka.

Pikërisht, Gnabri gjeti rrugën e rrjetës me fillimin e pjesës së dytë, por vendasit patën forcë, dhe barazuan sërish në minutën e 67-të me Selke, për ta mbajtur këtë rezultat 2-2, deri në minutën e 90-të.

Me fillimin e 30 minutave shtes, Kingsli Koman, shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e Hertës, dhe shënoi golin që i siguroi ekipit të Kovaç kualifikimin.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb