Interesi është i madhe për të parë kuqezinjtë e Sylvinho-s në aksion, por si pritet të luaj tekniku brazilian, çfarë na pret në Varshavë? Redi Jupi, një personazh i futbollit shqiptar, ish futbollist i Kombëtares, në një intervistë për “News24” dhënë gazetares Trevisa Tufa, analizoi zgjedhjet e bëra nga tekniku brazilian. Jupi e vlerëson pozitivisht figurën e Sylvinho-s dhe energjinë pozitive që përcjell, por përpara ka një “barrë” të madhe, të rikthej frymën e mirë në Kombëtare, të bashkojë ambientin. Jupi u ndal tek individë si Asllani, për të cilin theksoi se mos aktivizimi i tij dikur ishte një skandal, ndërsa beson se tani shpesa e madhe e Shqipërisë është Myrto Uzuni. Në analizën e tij, Jupi theksoi ndër të tjera se kualifikimi në “Euro2024” është detyrim.

 

Redi, çfarë shije të ka lënë Sylvinho në këtë ditë të para, shihet shumë aktiv, stërvitet me grupin…

Mua më pëlqeu në intervistat e tij të para. Duket një njeri shumë pozitiv dhe energjik.  Për të kjo është një etapë shumë e rëndësishme e karrierës së tij.  Në përgjithësi njerëzit me energji pozitive na hyjnë në zemër shpejt. Pamë edhe rastin edhe Panuçit, nuk mund të them se ishte njeri negativ, por energjitë negative që kishte bëri që gjithë publiku mos ta pranonte.

Si tu duken zgjedhjet e bëra, kemi disa prurje të reja, si Mehmeti apo Jasir Asani, por nuk preferoi lojtarë si Muçi, Roshi, Çekiçi etj, si të duket grupi qe kemi?

Këto janë zgjedhje personale. Natyrisht, se ato ndikojnë në rezultatet. Unë do doja që të kishte transparencë te kjo pjesë. Pra të thoshte që Muçi nuk është thirrur për këtë arsye dhe Jasir Asani është thirrur për këtë arsye.  Ne kemi qef të merremi me emrat. Ne i kemi qef thashethemet dhe intrigat, ai duhet të thyente këtë. Pra duhet të thjeshtonte. Mos-thirrja e Muçit nuk është se ka shumë sens nga ana institucionale, pasi ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir. Duhet të kishte një shpjegim nga ana e institucionit, jo e trajnerit. E njëjta gjë për Roshin. Roshi ka dhënë shumë për kombëtaren, ka luajtur më pak seç e meritonte. Sa herë ka luajtur Roshi kur kemi qenë në disavantazh, ai ka bërë shumë mirë. Çekiçi ka qenë titullar. Nga titullar të mos thirresh,  duken kapërcimet të mëdha. Shpresoj që ato të jenë zgjedhjet e duhura.

Pritet një Shqipëri ndryshe, me një skemë të re, me katër mbrojtës, etj, çfarë ndryshimi mund të sjell, çfarë pret nga lojtarë si Asllani apo Bajrami, të aktivizuar pak nga Edy Reja.

Mos-aktivizimi i Asllanit hyn të gjërat skandaloze. Një lojtar që luan te 8 skuadrat më të mira të Europës si Interit, mos gjejë vend te një kombëtare si Shqipëria. Bajrami është rast tjetër, ka luajtur më shumë, por mua më ka zhgënjyer me aktivizimet e tij. Silvinjo ka një mision të vështirë. Në Nations League ishim me rezultate të dobëta, tani për tani duhet të ngrejë atmosferën, apo frymën e skuadrës. Për fat të mirë ne harrojmë shpejt dhe nuk do jetë e vështirë kjo, pasi mjafton një fitore.

Kemi një fazë sulmuese shumë në formë, lojtarë si Seferi, Cikalleshi, Asani dhe mbi të gjitha Myrto Uzuni, ky i fundit ka shifra më të mira dhe se Leëandoëski. A mund t’i bëjmë keq Polonisë?

Uzuni është një shpresë e madhe e Shqipërisë. Ne kemi një dyshe të mirë titullarësh si Uzuni me Brojën.  Gjysma e këtij reparti është i dëmtuar.  Për fatin e keq Broja është i dëmtuar. Pra kemi jashtë një lojtar që na ngrit lart në një nivel europian.

Ne kemi kundërshtar Polonia dhe Çekia. Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Këto të fundit do i mundim ne, zërë se nuk janë ato. Ne nuk kemi rival këto 2 ekipe të dobëta. Ne na duhet të barazojmë me njërën atje dhe të fitojmë këtu. Më pas, me tjetrën duhet të mos humbim asnjërën.

Në Botëror pamë një Polonisë të lodhur, pavarësisht ardhjes së Santos, nuk janë shumë të qetë, kanë përçarje etj, a mund të na ndihmojnë këto detaje për të dalë qoftë dhe me një pikë?

Polonia ishte e lodhur në Botëror. Ka lojtar të rëndësishëm. Zielinski po del kampion me Napolin, LeWa ka mjaft rëndësi. Ka shumë lojtarë që nuk janë yje, por mund të rivalizojnë shumë ekipe. Kanë një trajner me shumë eksperiencë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi faktit që Polonia nuk ka luajtur mirë në Botëror.

Sa shanse i jep Shqipërisë në këtë grup Redi?

Ne e kemi detyrim kualifikimin në Europian. Sado që t’i futemi llogarive, duke ditur cilësinë e grupit që kemi, është më e lartë se një prej ekipeve kundërshtarë. Ne duhet të kalojmë, mos të fshihemi prapa gishtit. Ne për këtë arsye morëm Silvinjon. Ky President ndaj ka mandatin e gjashte apo shtate, pra me pretendimin që do shkojmë në një kompeticion madhor. Nuk do paguanim as Silvinjon, disa skuadra në grup i mundim edhe pa trajner. Do ishte dështim nëse nuk kualifikohemi.

Më jep një parashikim logjik, si përfundon kjo sfidë?

Kam besim edhe pse mungesat janë të rëndësishme. Ne mund të bëjmë diçka pozitive në Poloni. Kam besimin se ky ekip mund të shkojë përpara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: