Arsenal dhe Aston Villa arrijnë të kualifikohen lehtësisht në fazën e ¼ të Champions League. Të dyja skuadrat angleze e patën një formalitet kalimin për më tej, pasi kishin arritur fitore të thella në ndeshjet e para në transfertë.
Në Londër në stadiumin “Fly Emirates” Arsenal dhe Psv barazuan 2-2, në një sfidë emocionuese e me gola që kënaqi publikun prezent. “Topçinjtë” e drejtuar nga Mikel Arteta kaluan dy herë në avantazh me Zinchenko dhe Declan Rice, por në të dyja herët ishin holandezët që rivendosën barazpeshën, fillimisht me Ivan Perisiç në pjesën e parë e në 20 minutat e fundit të krejt sfidës me Driouech. Arsenal që kalon më tej, por që nëse tenton t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni, atëherë duhet të masë forcat që në fazën e radhës me as më pak e as më shumë se sa kampionët në fuqi të Real Madrid.
Edhe Aston Villa triumfoi pa probleme ndaj belgëve të Club Brugge. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery fitoi edhe në aktin e dytë me shifrat 3-0 nga Brugge. Sfida u kompromentua për miqtë që në nisje të saj, pas largimit me karton të kuq të Sabbe në minutën e 17, pas ndërhyrjes si lojtar i fundit ndaj Rashford.
Vendasit zgjidhën gjithçka me 3 gola brenda 16 minutash në nisjes të pjesës së dytë, teksa vulosën suksesin me dopietën e Asensios dhe Maatsen për të prerë biletën mes 8 më të mirave.
Në çerekfinale, Aston Villa do të ketë përballë PSG, që vjen me entuziasmin e kualifikimit ndaj kryesueseve të Premier League, Liverpool.