Kualifikimi i Skënderbeut për në grupet e “Europa League” do të sjellë risi në stadiumin “Elbasan Arena”. Në impiantin ku korçarët do të luajnë ndeshjet pritëse të këtij kompeticioni është kusht i domosdoshëm nga “UEFA” që të këtë funksional “Goal Line Technology”, teknologjinë e vijës së portës për të diktuar nëse topi e ka kaluar atë ose jo.

Lajmin për vendosjen e tij në stadiumin e Elbasanit e ka bërë të ditur klubi i Skënderbeut.
skenderbeu
“Kualifimi Skënderbeut në grupet e Europa League sjell ‘Goal Line Technology’ në ‘Elbasan Arena’.

Risia e UEFA-s do te instalohet për herë të parë në Shqipëri në ‘Elbasan Arena’. Kusht i domosdoshëm i miratuar sezonin e kaluar që çdo stadium duhet ta ketë të instaluar.

Brenda javës së ardhshme, drejtues të klubit, të asistuar edhe nga përfaqësues të FSHF-së do të presin të dërguarit e UEFA-s për të bërë inspektimin dhe javën e parë të Shtatorit do nisë instalimi.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb