Shkëndija eliminoi Sherifin e Tiraspolit, me rezultat të përgjithshëm në 2 ndeshje, 1-0, dhe tashmë ekipi shqiptar nga Maqedonia do të luajë në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.

Tetovarët, një tur para fazës “play-off”, do të gjejnë përballë austriakët e Salzburgut. Një kundërshtar i fortë ky për Shkëndijën, por jo i pamundur. Kujtojmë që sezonin e kaluar, Salzburgu arriti deri në gjysmë finale të Europa Ligës.

Ndeshjet do të luhen më 7 dhe 14 gusht, e para në Austri, dhe ajo e kthimit në Maqedoni.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kualifikimi-ne-turin-e-trete-ne-champions-ja-kundershtari-i-radhes-per-shkendijen/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: