Nga e thëna në të bërë, De Laurentiis i qëndron besnik idesë së tij, shkarkon Carlo Ancelottin menjëherë pas i siguroi një biletë për në fazën tjetër të Champions League. Ky ishte një përfundim i parashikuar kohë më parë, për Ancelotiin sfida kundër Genk ishte e fundit në krye të Napolit. Me anë të një njoftimi për mediat në orët e vona të së martës, klubi i Napolit zyrtarizoj shkarkimin e Ancelottit.

Gattuso Ancelotti
Gattuso Ancelotti

Nga kjo e mërkurë nis epoka Xhenaro Gattuso, më ish trajnerin e Milanit i cili pason Ancelottin në stolin e Napolit. Për Rinon parashikohet një kontratë 18 mujore nga ku do të përfitoj 2,6 milion euro plus një bonus të madh nëse Napoli kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm. Ky është objektivi i i vetëm i Gattusos, por as ky mision nuk është i lehtë pasi Napoli aktualisht ndodhet në vendin e 7-të, 8 pikë larg zonës Champions. Më shumë se sa zona Champions, Gattuso ka një detyre akoma më të vështirë, të bashkoj lojtarët me klubin, duhet të nis gjithçka nga e para pasi ambienti nuk është aspak pozitiv.

Defender Elseid Hysaj Could Swap Napoli With Serie A Fellow Team Roma Min
Defender Elseid Hysaj Could Swap Napoli With Serie A Fellow Team Roma Min

Mbetet për tu parë se si do të jetë qasja e trajnerit të ri në raport me Elseid Hysaj, me Ancelottin nuk ishte kurrë preferencë e parë, shpesh përfundoi edhe në tribunë si në sfidën e fundit në fazën e grupeve në Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb