Pas Boston edhe ekipi i Miami siguron një biletë për në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Lindjes, skuadra nga Florida mundi 97-94 Atlanta, duke fituar 4-1 serinë e çerekfinaleve.

Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për Miami u dalluan Oladipo me 23 pikë e Adebayo me 20 pikë e 11 rebound. Hunter realizoi 35 pikë e 11 rebound për Atlanta, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim, skuadra e Phoenix udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve, duke fituar 112-97 ndaj New Orleans. Sfidë e komanduar nga Suns, ku u dallua Brides me 31 pikë, mbështetur nga Paul me 22 pikë e Ayton me 19.

Fitore të vështirë mori Memphis, që mposhti 111-109 Minnesota dhe udhëheq 3-2 serinë e çerekfinaleve. Morant me 30 pikë e 13 rebound si dhe Bane me 25 pikë i dhanë fitoren Memphis.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Miami – Atlanta, 97-94 (4-1)

Philadelphia – Toronto, (3-2)

Milwaukee – Chicago, (3-1)

Boston – Brooklyn, (4-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Phoenix – New Orleans, 112-97 (3-2)

Dallas – Utah Jazz, (3-2)

Golden State – Denver, (3-1)

Memphis – Minnesota, 111-109 (3-2)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb