Eleminatoret e Botërorit Katar 2022 për Europën kanë vijuar edhe sot me sfida që kanë prodhuar surpriza dhe goleada.

Ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes Belgjikës dhe Bjellorusisë që përfundoi me rezultatin 8-0. Belgëve nuk u mungoi aftësia shënuese pavarësisht se luanin pa Lukakun në sulm.

Nga ana tjetër edhe Holanda shpartalloi në transfertë Gjibraltarin me rezultatin 7-0. Në pjesën e parë tulipanët u zhbllokuan me vështirësi pasi shënuan vetëm një gol, kurse në të dytën u shfrenuan.

Pas dy paraqitjeve fantastike ndaj Holandës dhe Norvegjisë, Turqia u surprizua nga një ekip nën nivelin e saj si Letonia. 3-3 përfundoi sfida në Stamboll edhe pse Turqia ishte dy herë në avantazhin e dy golave.

Në sfidat e tjera Qipro fitoi minimalisht ndaj Sllovenisë kurse Sllovakia mposhti Rusinë 2-1.  Edhe Portugalia rrezikoi shumë ndaj Luksemburgut pasi pësoi golin e parë, por më pas përmbysi rezultatin në 1-3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb