Ekipi kombëtar U-19 i Shqipërisë, i drejtuar nga Arjan Bellai dhe Sulejman Demollari, është grumbulluar ditën e sotme në resortin “Tropikal” në qytetin e Durrësit. Ky grumbullim vjen në kuadër të përgatitjeve për fazën e parë kualifikuese të Kampionatit Europian U-19.

Ndeshjet e grupit kualifikues ku bën pjesë dhe Shqipëria, do të zhvillohën në datat 6, 8 dhe 11 tetor në stadiumet “Selman Stërmasi” dhe “Niko Dovana”. Kundërshtarët e Shqipërisë do të jenë Gjermania, Irlanda dhe Gjibraltari./panoramasport
[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/09/Lista-e-futbollistëve-të-grumbulluar.docx” viewer=”microsoft”]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb