HAVANE – Qeveria e Kubës liroi 53 të burgosur politikë si pjesë e një afrimi të vazhdueshëm me Uashingtonin, njoftuan sot burime të qeverisë amerikane.

Duke e përshëndetur si një veprim pozitiv, burimet thanë se të burgosurit ishin në një listë që Shtëpia e Bardhë ia dorëzoi qeverisë së presidentit kuban, Raul Castro gjatë bisedimeve për rivendosjen e marrëdhënieve politike mes dy vendeve.

Uashingtoni dhe Havana arritën një marrëveshje historike në mes të dhjetorit të vitit të kaluar për rivendosjen e marrëdhënieve politike, që ishin prishur 50 vite më parë.

Grupet kubane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thonë se dhjetëra të burgosur, përfshirë edhe anëtarë të grupimeve të ndaluara politike, janë liruar gjatë javës së kaluar.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se diplomatja Roberta Jacobson do të fillojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve në Havanë, më 21 dhe 22 janar.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: