Një video e publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet nipi i Fidel Castros së bashku me një vajzë duke udhëtuar me makinë, ka nxitur shumë reagime në rrjet. Sandro Castro, pronari i një klubi nate në Kubë, shihet duke udhëtuar me shpejtësi të madhe, me një makinë luksoze tip “Benz”.

Video ka nxitur mjaft reagime, pasi Kuba po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, ndikuar edhe nga pandemia COVID-19. Debat kanë shkaktuar dhe fjalët e përdorura nga i riu i cili thotë: “Ne jemi njerëz të rëndomtë, por ndonjëherë duhet t’i nxjerrim nga shtëpia lodrat tona.

Raportohet se Sandro Castro ishte duke udhëtuar me 145 kilometra në orë, ndërsa në Kubë shpejtësia maksimale e lëvizjes është 100 kilometra, për shkak të gjendjes jo fort të mirë të rrugëve. Por ky rregull mesa duket nuk vlen për nipin e Castros, i cili po kritikohet ashpër për luksin e shfrenuar dhe jetën e shthurur që aplikon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb