Pronarët e bizneseve private në Kubë i kërkuan presidentit amerikan Joe Biden për të hequr sanksionet ekonomike ndaj ishullit komunist në një letër të hapur botuar të hënën.

85 për qind e ekonomisë kubane është në duart e shtetit njëpartiak, ka më shumë se 600,000 punëtorë në sektorin privat, kryesisht në industrinë e turizmit dhe të shërbimeve .

Por pandemia e koronavirusit dhe sanksionet e kanë goditur Kubën që nga viti 1993.

“Ne u bëjmë thirrje që ju të reflektoni mbi ndikimin e politikave aktuale të administratës suaj ndaj Kubës, të cilat po dëmtojnë ndjeshëm bizneset tona dhe familjet,” thuhet në letrën me 247 nënshkrime.

“Nëpërmjet bizneseve tona, ne jemi duke punuar për të ndërtuar një të ardhme më të fortë ekonomike për familjet tona.”

Kuba ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 1962, por sektori privat pa një lulëzim të shkurtër gjatë kohës së administratës amerikane të Barack Obamës.

Pas një shtypjeje të qeverisë ndaj protestave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të mëtejshme ndaj individëve lidhur me shkeljet e dyshuara të të drejtave.

Autoritetet kubane janë akuzuar nga vëzhguesit e të drejtave për abuzime të rregullta të të drejtave të njeriut, duke përfshirë ndalimin arbitrar të disidentëve, gjykime të padrejta dhe shkelje të lirisë së fjalës dhe tubimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb