KUÇOVE-Dy persona të maskuar dhe armatosur kanë tentuar sot të grabisin një banesë në qytetin e Kuçovës. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme, në lagjen ‘11 Janari’ në këtë qytet.

Sipas të dhënave paraprake, dy autorët, kanë tentuar të grabisnin banesën në pronësi të shtetasin me iniciale F.SH, i cili për pasojë ka mbetur i plagosur pasi është përleshur me një nga agresorët. Sakaq, ka qenë kryefamiljari dhe djali i tij ai që kanë parë hajdutët, ndërsa i kanë bërë këtyre të fundit rezistencë.

Fill pas ngjarjes, autoret e dyshuar, Ismet Kumria dhe Artur Polovina janë arrestuar nga forcat e rendit. Po ashtu, policia sekuestroi 1 kallashnikov dhe 2 maska në cilësinë e provës materiale. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa ndaj të dyshuarve rëndon akuza për veprën penale “Vjedhje me arme”.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 02.05.2016, nga ana e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me forcat e policisë të Komisariatit Kuçovë, u bë arrestim në flagrancë i shtetasve:
1.Ismet Kumria, 50 vjeç, banues në Kuçovë,
2.Artur Polovina, 43 vjeç, banues në Kuçovë.

Si dhe filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
3.A.Sh, 23 vjeç, banues në Kuçovë.

Arrestimi i shtetasve Ismet Kumria dhe Artur Polovina u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin më armë (automatik) banesën e shtetasit F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë.
Në momentin kur autorët kanë hyrë në oborrin e banesës janë konstatuar nga i zoti i shtëpisë shtetasi F.Sh dhe djali i tij shtetasi A.Sh janë përleshur me njëri-tjetrin dhe më pas një nga autorët shtetasi Ismet Kumria ka qëlluar me armë, si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F.Sh, 58 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy autorëve.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në bansën e shtetasit Artur Polovina u konstatua se në serën në pronësi të tij iu gjetën të kultivuara 207 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa me një lartisi 120-160 cm të larta.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave material:
•1 armë automatik kallashnikov
•2 maska, 2 palë dorashka
•1 varse floriri
•2 krëhëra me fishek
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajetje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit Ismet Kumria, për veprat penale “Vjedhja me armë”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasit Artur Polovina, për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” në ngarkim të shtetasit A.Sh, parashikuar nga nenet 140, 22, 25, 88, 88/b, 284 dhe 278 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: