Një grua është gjetur e vdekur në një kanal mbrëmjen e sotme, pranë një plantacioni me sera. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare në qytetin e Kuçovës.

Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë. Pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe është gjetur në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj.

Gruaja ishte pa shenja jete, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh.Viktima, identiteti i të cilës është Fatime Suli, është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore,q ë do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja njihej si një person me probleme të shendetit mendor dhe zihej e konflitohej me të gjithë banorët e zonës. Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë, kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj.
Ajo njihej si një person me probleme të shendetit mendor dhe zihej e konflitohej me të gjithë banorët e zonës. Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë,kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb