Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Kuçovës.

Mjeti Fuoriatradë Toyota me targa Belge, ka humbur kontrrollin duke u përplasur fillimisht me murin rrethues të Stadiumit të qytetit. Automjeti ka ecur disa metra mbi trotuar dhe në fund është përplasur me ndarësen e rrugës.

Drejtuesi i mjetit Lulzim Sherifi,70-vjeç, banues në Berat ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Mësohet se drejtuesi i mjetit ishte në një festë familjare dhe totalisht i pirë i ka hipur makinës për të udhëtuar drejt shtëpisë së tij në Berat.

Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar pasi nuk ka pasur njerëz apo mjete në rrugë në momentin e përplasjes së Toyotës.

Burimet zyrtare të policisë në vendngjarje konfirmojnë se 70-vjeçari Lulzim Sherifi është ndaluar nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb