Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë̈ së Kosovës në Karaçevë, në të cilin u godit rrjeti ilegal i kazinove.

Haradinaj thotë se ndihet krenar me punën që po bën Policia e Kosovës.

“Kudo që e kanë kokën, kështu do të duken. Krenar me policinë tonë”, shkruan Haradinaj.

  • foto galeri

Deputetët në interpelancën e djeshme kanë kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që Policia e Kosovës të jetë më prezentë në Karaçevë, zonën kufitare me Serbinë, pas incidentit me ushtarët serbë që e futen poshtë vijës kufitare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb