TIRANE

Pas 7 muajsh larg, Aurela Hoxha pushimet zgjodhi t’i bënte në Shqipëri. Për shkak të pandemisë e ka pasur të pamundur të udhëtojë në Shqipëri për të parë të afërmit e saj, prandaj preferoi që këto pushime t’i shijojë në bregdetin e jugut, në praninë e miqve dhe familjarëve, pa harruar edhe qenushin e saj.

Tani jeta e saj është përqëndruar në Spanjë, me të cilin veç punës e lidh edhe një arsye tjetër të fortë. Po flasim për dashurinë. Edhe pse e rezervuar rreth kësaj teme, Aurela ka zbuluar disa detaje të vogla në një intervistë në “Pushime On Top”.

“Unë e kam thënë që nuk jam vetëm. Nuk dua të them që kjo është arsyeja që më mban në Spanjë, sepse kudo që të jem, ne do jemi bashkë. Por që për momentin jemi atje sepse unë po punoj. Unë bëra këtë zgjedhje për shumë arsye… Sepse doja të provoja diçka tjetër…””- ka thënë Aurela.

Ajo ka folur edhe për ditën kur do të bëhet nënë, ditë të cilën ajo nuk e sheh as të largët, as të afërt, kjo pasi ia ka lënë në dorë Zotit dhe për të kurdo që fëmija të vijë, do të jetë i mirëseardhur.

“Sigurisht që njerëzit i planifikojnë, i mendojnë të gjitha… Megjithatë, unë jam e idesë që disa gjëra janë të shkruara, i di Zoti. Mendoj që sidomos diçka si kjo që sado ta planifikosh, një forcë më e madhe se ne e ka planifikuar momentin që do vijë në jetë. Kështu që, nuk e di! Është i mirëseardhur kurdo që të vijë. Nuk e shoh as të afërt, as të largët,” –ka thënë Aurela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: