MAQEDONI E VERIUT

Me shtimin e rasteve nga COVID-19, Maqedonia e Veriut do të marrë masa për shtetet fqinje apo të rajonit që po kalojnë një situatë po të përkeqësuar nga pandemia.

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut i ka propozuar qeverisë masa me testime kundër koronavirusit për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Mali të Zi.

Propozimi konsiston në dorëzimin e një testi PCR negativ nga qytetarët që vijnë nga këto shtete, por që testi mos jetë më i vjetër se 24 orë. Në fakt, Maqedonia e Veriut vetëm 2 javë më parë hapi kufijtë, dhe nuk dihet nëse do ketë një vendim pas nga qeveria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb