Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe vrasjeve që po ndodhin në terren.

Kancelari gjerman ka folur në një konferencë shtypi në Berlin, ndërsa është shprehur se është me rëndësi që vendet të punojnë për një të ardhme më të mirë se bashku dhe jo duke bërë luftëra.

Ai gjithashtu është takuar edhe me kryeministrin indian Nerendra Modi këtë të hënë, ku edhe kanë folur për zhvillimin e përbashkët ekonomik të të dy vendeve.

Kancelari gjerman gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të tërheqë trupat nga Ukraina , duke shtuar: Kufijtë nuk duhet të ndryshohet nëpërmjet dhunës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb