PRSIHTINE- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se mund të tërhiqet nga ideja e korrigjimit të kufijve vetëm nëse dëgjon për një opsion më të mirë.

I ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 kreu i shtetit kosovar tha se pozicioni i tij përball kufijve “është kushtetues dhe ligjor, dhe i pakontestueshëm”.

“S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë. Synimi im është ky: Të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit. S’ka njohje reciproke, pa definim të kufirit”, -ka thënë Thaçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb