A ka nisur të gatuhet një marrëveshje e fshehtë mes Kosovës dhe Serbisë? Kush fiton dhe kush humbet nga këto dy shtete. Në studion e “A Show” në News 24, gazetari dhe opinionisti Ben Andoni ka bërë një parashikim krejt tjetër, të padëgjuar më parë. Ai flet për një konflikt të ngrirë drejt të cilit po shkojnë dy vendet dhe sqaron se çfarë mund të ndodhë më pas. Andoni jep mendimin e tij edhe për rolin që duhet të ketë Shqipëria në gjithë këtë ngjarje.

Adi Krasta: Si e shohin njerëzit e zakonshëm dhe të politikës këtë mundësinë për arritjen e marrëveshjes?
Ben Andoni: Pjesa “think tank” është akoma duke menduar për ato që nuk thuhen akoma dhe ka indikacione që po shkohet drejt një konflikti të ngrirë. Jo tamam luftë e ftohtë. Por konfliktet e ngrira janë vatrat që nuk flenë e periudha të caktuara nuk prodhojnë tensione por në momente të caktuara aktivizohen. Në Europë ka si këto vatra, kemi Qipron, Ukrainën dhe Irlanda. Frika më e madhe e Anglisë nuk është ekonomia por çfarë do ndodhë me Irlandën.
Adi Krasta: Si mendoni, do të jetë më mirë që kjo marrëveshje të mos bëhet?
Ben Andoni: Serbia duhet të bëjë marrëveshje me Kosovën, është e detyruar. Kosova është në syrin e ciklonit. Serbia ka nevojë për Kosovën dhe për këtë marrëveshje.
Adi Krasta: Po Shqipëria si pozicionohet?
Ben Andoni: Shqipëria të rrijë sa më urtë. Telefoni i zotit Bolton nuk mund të ndahet me këdo…
Adi Krasta: Për të shitur mend e kanë pasur të pamundur të përmbahen…
Ben Andoni: Ka disa caqe. Zoti Thaçi me gjithë problemet tregon se ka akses të fshehtë dhe është dy hapa para asaj që po ndodh…Përballë zotit Thaci nuk flitet duke i kërkuar llogari, Ai është aset në këto momente.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb