Vijon dalja e punëtorëve sezonalë drejt shtetit grek në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Sipas Drejtorisë Vendorë të Kufirit dhe Migracionit situatë paraqitet normale ndërsa gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 222 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 182 prej tyre.

Punëtorët sezonalë do të lejohen të dalin drejt shtetit Grek deri në datën 31 maj nga ora 08:00 deri në orën 16:00 ndërkohë që duhet të dalin sipas rregullave të përcaktuara nga autoritet greke. Këta shtetas do të duhet që të plotësojnë formularin PLF më pas t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19 dhe pasi dalin negativ iu jepet e drejta për të hyrë në shtetin grek. Ndërkohë kuota ditore e pranimit është 400 persona.

Deri në datën 31 maj asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Kujtojmë se pika e kalimit kufitar të Kapshticës është mbyllur qe prej nëntorit te vitit te kaluar si mase e marre nga qeveria greke për përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb