Nga dita e diel 17 prill, qytetarët e Maqedonisë dhe të Kosovës do të mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime. Me këtë hyn në fuqi marrëveshje midis dy vendeve për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftime.

Të dielën, më 17 prill 2016, do të mbahet ceremonia e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes ndërmjet Qeverive të të dyja vendeve, shkruajnë mediat maqedonase.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës bën të ditur se kjo ceremoni do të mbahet në hapësirën ndërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Letërnjoftimet me të cilat mund të kalohet kufiri duhet të jenë biometrike. Vetëm me letërnjoftime shtetasit e Kosovës prej vitesh mund të kalojnë kufirin edhe me Shqipërinë e Malin e Zi.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: