KOSOVE– Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e radhës të mbajtur sot, ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Po me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se ky kufi është në përputhje me kushtetutën e vitin 1974 dhe me Pakon e Ahtisarit.

Thaçi tha se nga ky shënim nuk preket as një metër katror i territorit të Kosovës. Lidhur me shënimin e kësaj vije kufitare ka folur edhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Pikave Kufitare, Murat Meha, i cili tha se aktualisht po bëhet vetëm shënimi i vijës kufitare administrative me Malin e Zi.

Për këtë çështje foli edhe kryeministri Isa Mustafa i cili tha se me shënimin e kësaj vije kufitare nuk preket territori i Kosovës dhe se komuna e Pejës vazhdon të mbetet e pa prekur nga shënimi i kësaj vije kufitare. Raporti për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, u miratua në mënyre unanime.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: