TIRANË

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon largimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve sipas fashës orare që e lejon deri në orën 17:30. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se ky kufizim është shtetrrethim politik që s’ka të bëjë me përhapjen e pandemisë apo ndonjë rrezik shëndetësor.

“Kufizimi i lëvizjes në 17:30 është një shtetrrethim politik që s’ka të bëjë me përhapjen e pandemisë dhe ndonjë rrezik shëndetësor. Kufizimi në 17:30 nuk ka asnjë bazë shkencore. Po qeveria publikon shifra të tjera, shifra sipas saj në ulje dhe njëherazi në pjesën më të dendur të lëvizjes së ditës e lejon dhe kur bie lëvizja e kufizon”, deklaroi sot Vasili.

Sipas tij, kjo masë është me qëllime politike dhe me qëllime të këqija të karakterit ekonomik. “Rrëzon biznesin. Nga mëngjesi deri në darkë fadromat, ekskavatorët e oligarkëve kanë punuar pa pushim. Duan të rrënojnë biznesin e vogël përfundimisht. E vërteta e COVID është futur në darën e mashtrimit pasi 2 mundësi kishte për të zbuluar, testimet në shumicë dhe aktivizimin e mjekut të familjes. Mos bërja e këtyre të dyjave e varrosi të vërtetën.
Tërheqja e kufizimit 17:30 masa më urgjente që qeveria duhet të ndërmarrë”, theksoi Vasili.

DEKLARATA E PLOTË
Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Jam në këtë komunikim me ju për ti kërkuar qartë dhe prerë qeverisë që të heqë në mënyrë të menjëhershme masën e kufizimit të lëvizjes pas orës 17:30. Kufizimi i lëvizjes, ndalimi i qytetarëve dhe gjithë bizneseve në orën 17:30 është thjesht dhe vetëm një shtetrrethim politik që nuk ka të bëjë fare as me kufizimin e pandemisë, as me ndalimin e përhapjes së virusit dhe as me kufizimin e ndonjë rreziku tjetër shëndetësor. Heqja e kufizimit në orën 17:30 nuk ka asnjë bazë shkencore dhe nuk është aplikuar si e tillë, pra një kufizim drastik, ndërkohë që po vetë qeveria publikon shifra të tjera sipas saj në ulje dhe njëherazi në pjesën më të dendur të zhvillimit të ditës, lejojnë hapjen dhe heq kufizimet, në pjesën kur natyrshëm aktiviteti i biznesit dhe aktivitete të tjera jetësore bien, atëherë në atë moment vendos kufizimin.

Kjo masë është një masë politike e pabazuar në asnjë ekspertizë, por me qëllime të larta politike dhe qëllime të këqia të katrakterit ekonomik, pasi është një masë që rrënon të gjithë biznesin e vogël në tërësi, ndërkohë që siç e keni parë dhe ka filmime plot, nga mëngjes deri në darkë fadromat, eskavatorët, betonieret e oligarkëve kanë punuar dhe punojnë pa pushim. Kjo është një masë për të asgjësuar përfundimisht këtë biznes të vogël që ai të kthehet thjesht në një rrogëtar që disponojnë të gjithë bizneset e mëdha, në mënyrë të veçantë ato të produkteve ushqimore për ti rrënuar përfundimish ata.

E vëreteta e COVId është futur në darën e mashtrimit, pasi dy mundësi kishte për të zbuluar të vërtetën e tij, testimin me shumicë dhe aktivizimin e mjekut të familjes për të marrë vesh të gjitha problemet e qytetarëve dhe për të marrë vesh nëse vuanin nga virusi. Mos bërja e testimeve dhe mosaktivizimi i mjekut të familjes, e mbyti dhe e varrosi të vërtetën reale të COVID-19. Pra heqj a ekufizimit të orës 17:30, heqja e shtetrrethimit të këtij orari është masa më urgjente dhe më e parë që qeveria duhet të marrë duke hequr dorë nga ky vendim politik, pasi shkencor nuk ka gjëkundi se ku të bëjë, e të heqë dorë nga të gjitha kufizimet anormale që nuk lidhen as me shifrat, as me numrat e pandemisë që po vetë bën publike.

Koha nuk pret, rrënimi politik nuk po ndalet dhe këto masa po e shtojnë këtë rrënim politik, sepse Edi Rama ka vetëm një qëllim, që pas meje thotë le të ndodhë qameti. Pra edhe nëse rrënohen mijëra njerëz, edhe nëse humbasin mijëva vende pune, megjithëse humbasin miliona dhe miliarda nga llogaritë e shtetit, Edi Rama dhe të tijt janë të shqetësuar vetëm që llogaritë e tyre të jenë në rregull. Shtetrrethimi i orës 17:30, shtetrrethimi politik duhe të largohet sa më parë duke filluar që nga dita e sotme. Çdo orë e mbajtur më tej është thjesht dhe vetëm një atentat ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut, nuk është një ndihmë për të kufizuar pandeminë apo për ta parandaluar atë, por është e kundërta, ështa saktësisht e kundërta edhe nga pikëpamja shëndetësore.

Besoj se argumentat janë shumë të qarta dhe shteruese,e kushdo që do të guxonte ti mbronte, qoftë ky pseudoprofesionist apo ndonjë tjetër, do të thotë që të vendosej ku ndër qytetarëve të vet dhe si i tillë do të meritonte edhe përçmimin, edhe përbuzjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb