Irani, i cili pësoi një rënie të madhe në prodhimin dhe eksportet e naftës për shkak të sanksioneve amerikane, u përjashtua nga vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për të kufizuar prodhimin e naftës.

Ministri iranian i Naftës, Bijen Namdar Zengeneh, foli për mediat iraniane pas takimit të zakonshëm të 176-të të OPEC-ut i cili u mbajt në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Pasi u shpreh se kërkesat e Iranit u plotësuan në takim, Zengeneh tha se “Irani ashtu si edhe më parë u përjashtua nga kufizimi i prodhimit të naftës”.

Ministri venezuelas i Naftës dhe kryetari i Konferencës së OPEC-ut, Manuel Quevedo, dje në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit, njoftoi se është zgjatur edhe për 9 muaj të tjerë vendimi i marrë në dhjetor të vitit të kaluar, nga OPEC dhe disa vende jashtë-OPEC për të reduktuar prodhimin e naftës.

“Dëshiroj të shpreh me kënaqësi që kemi vendosur për të zgjatur edhe 9 muaj (vendimin për reduktimin e prodhimit të naftës)”, ishte shprehur Quevedo.

Sipas kësaj parashikohen reduktime të prodhimit prej 1.2 milion fuçi në ditë.

Administrata amerikane në maj të vitit të kaluar duke u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja për programin bërthamor, ajo rivendosi në zbatim sanksionet ndaj Iranit.

Sipas të dhënave të OPEC-ut, prodhimi i naftës së papërpunuar të Iranit në maj të vitit të kaluar ishte 3 milionë 829 mijë fuçi në ditë, por kjo shifër u ul në 2 milionë e 370 mijë fuçi në muajin maj të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: