VLORE– Pas gjetjes së një trupi të pajetë nga ekuipazhi i një peshkarexhe mëngjesin e sotëm rreth 1 milje larg ishullit të Sazanit në Vlorë, dy familje kanë shkuar pranë morgut të qytetit për identifikimin e kufomës.

Familjarët i përkasin shtetasve M.L 60 vjeç dhe A.H 41 vjeç të cilët rezultojnë të zhdukur që prej 11 marsit, kur pranë Karaburunit u gjet një gomone me rreth 1.2 ton kanabis. Gomonia u gjet e braktisur mes detit të trazuar dhe me vetëm një nga motorët.

Pas këqyrjes së kufomës familjarët e një prej të zhdukurve konfirmojnë se trupi i përket të afërmit të tyre Numan Laze 60 vjec, pasi bluza është e njëjtë me atë që kishte veshur i afërmi i tyre kur është zhdukur. Ndërkohë mjekët ligjorë shprehen se ende nuk kanë identifikuar trupin për shkak të dëmtimit të fytyrës.

Dyshohet se viktima e identifikuar i përket drejtuesit të gomones që u gjet me 1. 2 ton kanabis në Sazan më 11 mars. Kujtojmë se një ditë më parë mes gadishullit të Karaburunit dhe ishullit të Sazanit në Vlorë u gjetën mbetjet e një skafi që dyshohet se i përket një shtetasi italian, pasi mjeti kishte të dhëna italiane.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: