TIRANE – Pas lajmit për gjetjen e një kufome groposur në Dajt, në Morgun e Tiranës kanë shkuar edhe familjarët e këngëtarit nga Elbasani, Renato Hamza, i cili rezulton i zhdukur që nga data 29 qershor e vitit 2014.

“Panorama” shkruan sot se të afërmit e këngëtarit janë paraqitur vetë, pa u lajmëruar nga policia, sapo kanë parë lajmet në televizione. Megjithatë, nuk kanë mundur ta identifikojnë. Sipas tyre, kufoma nuk ngjason me familjarin e tyre.

Këngëtari i muzikës tallava, i njohur me emrin Reni, ishte 21 vjeç kur humbi të gjitha kontaktet me familjarët dhe miqtë e tij. Sipas disa dëshmitarëve që dhanë deklarime në polici rreth zhdukjes misterioze, kishte dyshime se Renato Hamza mund të ishte rrëmbyer nga disa persona nga Kosova, por policia në atë kohë ngriti dyshime edhe rreth ish¬të dashurës së tij. Kanë qenë prindërit e 21¬vjeçarit që kanë bërë kallëzimin në polici që prej 29 qershorit të dy viteve më parë.

Sipas nënës së këngëtarit, ai mësohet të ketë marrë një telefonatë nga disa persona që u paraqitën si pronarë të një lokali. Menjëherë pas telefonatës ka dalë më shpejtësi nga shtëpia dhe që prej asaj dite familjarët nuk e kanë parë më. Ndërkohë, disa persona të pyetur nga policia kanë dëshmuar se kanë parë një makinë me targa nga Kosova dhe disa persona që e kanë futur me forcë Renaton brenda saj. Më tej, ai është parë në rrethrrotullimin “1 Maji”, në qendër të Elbasanit, teksa kërkonte ndihmë nga makina.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: