Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar sot në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ një artikull të gazetës prestigjiozes amerikane “The Washington Post”, ku flitet për dezinfektuesit e vendosur në hyrje të tregjeve të Tiranës, në kuadër të masave kundër COVID.

Deputeti socialist thekson se Shqipëria do të fitojë luftën, ndërsa shigjetoi opozitën, ndërsa shkruan se: “Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që bëjnë sikur të japin mend që s’i kanë, që shajnë e mallkojnë, teksa rrotullohen në divan e çohen vetëm për të hedhur vrer mbi ata që punojnë, do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë.”.

Mes të tjerash Balla tha se “kuja e paskrupullt e mjeranëve të shqupit le të vijojë. mjekët dhe infermierët në front po bëjnë histori dhe po shpëtojnë çdo ditë jetë”.

MESAZHI I BALLËS
? Gazeta e rëndësishme amerikane “The Washington Post” vlerëson si shembull Tiranën?? për vendosjen e pajisjeve dezinfektuese në hyrje të tregjeve.
? SHQIPËRIA DO TA FITOJË LUFTËN DHE ATA QË BËJNË SIKUR TË JAPIN MEND Që S’I KANË, QË SHAJNË E MALLKOJNË, TEKSA RROTULLOHEN NË DIVAN E ÇOHEN VETËM PËR TË HEDHUR VRERË MBI ATA QË PUNOJNË, DO T’I MOHOJNË ATO QË THONË SOT PA U MENDUAR E PA E KUPTUAR QË KJO ËSHTË NJË LUFTË. KUJA E PASKRUPULLT E MJERANËVE TË SHQUPIT LE TË VIJOJË. MJEKËT DHE INFERMIERËT NË FRONT PO BËJNË HISTORI DHE PO SHPËTOJNË ÇDO DITË JETË.

92283693 2890137897698459 659444279285907456 N
92283693 2890137897698459 659444279285907456 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb