“Facebook” ka kërcënuar se do të fshijë fotot e hedhura përmes telefonit nëse nuk instalohet aplikacioni i saj më i ri, Moments.

Rrjeti social u ka bërë të ditur përdoruesve se fotot e përcaktuara si të sinkronizuara privatisht nga telefoni në profilin e tyre online do të fshihen.

Ky paralajmërim nuk bëhet i vlefshëm nëse përdoruesit do të aktivizojnë Moments app para 7 korrikut. Por për ata të cilët nuk e dëshirojnë këtë aplikacion të ri të Facebook ekziston gjithmonë mundësia për t’i shkarkuar këto foto para afatit të fundit.

Moments app i lejon përdoruesit të organizojnë e të shpërndajnë privatisht fotot përmes telefonit apo edhe të shkarkojnë apo fshijnë fotot e sinkronizuara përmes telefonit.

Ky aplikacion është lansuar në vitin 2015 dhe mund të shkarkohet përmes Google Play dhe Apple’s App Store. Sot ai renditet në 100 aplikacionet në të shkarkuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: