Shtatzania është një ndër fazat më të rëndësishme që secili nga femrat pret t’i ndodhë në jetën e secilës. Ndodh në shumë raste që shtazania e kërkuar nuk ndodh për shumë arsye, shkruan Living.

Disa nga arsyet që mund të përmendim në këto raste janë pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, pilulat për kontrollin e lindjes, etj, janë disa nga arsyet që dëmtojnë femrat dhe nuk i lejojnë të mbeten shtatzënë.

Megjithatë shumë shpesh edhe mungesa e këtyre arsyeve nuk garanton që ju do të mbeteni shtatzënë.

Ka disa arsye të fshehura që po ju pengojnë të mbeteni shtatzënë:

Ju konsumoni shumë yndyra

Konsumimi i ushqimeve të skuqura, ato të përgatitura shpejt si në “Fast Food” ndikojnë negativisht në pjellori. Përpiquni të kufizoni konsumin e këtyre ushqimeve, duke i zëvendësuar ato me karbohidrate të shëndetshme. Kur keni neps për yndyrëra, më mirë të konsumoni banane, bajame ose kos frutash.

Bëni shumë ushtrime

Ushtrimet mund të përmirësojnë pjellorinë tuaj në një masë të caktuar, por është e rëndësishme të mos bëni më shumë seç duhet. Tejkalimi mund të ndikojë në balancën tuaj të energjisë dhe ndikon gjithashtu negativisht në ciklin tuaj riprodhues. Hulumtimet kanë treguar se stërvitja e gjatë dhe intensive e përditshme mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të mbetur shtatzënë. Moderimi është çelësi për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Partneri juaj është i stresuar

Studimet tregojnë se fertiliteti i një njeriu është prekur ndjeshëm nga streset e jetës, duke përfshirë punën, familjen dhe jetën shoqërore. Të jesh i paaftë për t’u përballur me këto probleme ka gjithmon ndikim negativ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: