Drejtuesi i emisionit “Real Story”, në News24, Sokol Balla, ka sqaruar me video të gjithë qytetarët, për mënyrën se si duhet të votojnë më 25 prill.

Balla tha se ka përgatitur një montazh, në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, që tregon se si duhet të votojnë qytetarët, në mënyrë që vota e tyre të mos dalë e pavlefshme.

SQARIMI:
Mos harrojmë që kësaj radhe votohet ndryshe, është një mënyrë tjerët votimi. Kemi përgatitur një montazh të shkurtër, në bashkëpunim me KQZ, për të parë si do të votoni më 25 prill. Më 25 prill votohet vetëm me një fletë votimi.
1. Vendos shenjën X ose + brenda kutisë vetëm për një parti politike ose koalicion dhe vetëm për kandidatin e asaj partie apo atij koalicioni.
2. Vendos shenjën X ose + brenda kutisë vetëm për partinë politike ose koalicionin, pa votuar kandidatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb